Rutte në krye të NATO-s, Osmani: Të punojmë drejt garantimit të paqes afatgjate në rajon

Rutte në krye të NATO-s, Osmani: Të punojmë drejt garantimit të paqes afatgjate në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Mark Rutten, për marrjen zyrtare të detyrës si Sekretar Gjeneral i NATO-s.

Osmani tha partneriteti dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s do të forcohet edhe më shumë nën udhëheqjen e Ruttes.

“Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s”, shkroi Osmani.

E para e shtetit po ashtu falënderoi sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenbergun, për shërbimin dhe udhëheqjen e tij në krye të NATO-s.

Related Articles