Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe dhe thelbësore për aleancën.
Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e investimeve në mbrojtje dhe rolin e shteteve anëtare në forcimin e sigurisë kolektive.
“Si deputetë besoj në mbështetjen tuaj dhe artikulimin e rëndësisë së investimeve në mbrojtje”, citohet se ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
“Të mos harrojmë se siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe dhe thelbësore për NATO-n. Siguria në këtë rajon është një përgjegjësi e përbashkët dhe unë do të mbështetem që Maqedonia e Veriut të udhëheqë me shembull”, tha Rutte.
