Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar lart presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo ka një ndikim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin.
Komentet e tij u bënë gjatë një konference në kuadër të vizitës që Rutte po bënë në Kosovë, duke potencuar rëndësinë e udhëheqjes së saj në proceset e integrimit evropian.
”Ju keni një presidente që ka ndikim jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin dhe respektohet nga i gjithë Bashkimi Evropian, dhe kjo ndihmon situatën”, u shpreh ai ndër tjera.