Ruzhdi Gavazaj nga Prizreni u zhduk në shtator të këtij viti, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ruzhdi Gavazaj nga Prizreni u zhduk në shtator të këtij viti, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Kërkohet personi i zhdukur Behamir Gavazaj. Familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij që nga muaji shtator.

Siç njofton policia, “Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj, i lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur i Prizrenit, për herë të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10 shtator 2022, nga ajo ditë familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të”.

“Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, peshon 70 kg dhe ka flokët e thinjura.Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë  apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles