Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shprehur besimin se do të fitojë pa balotazh.
Ai ka thënë se fitorja është e sigurt pa balotazh, pasi ka mbështetje të madhe edhe nga mërgata.
“Jam në komunikim me të gjithë qytetarët edhe në Junik edhe në mërgatë, është vendim i kryer, do të shkojmë pa balotazh. Përafërisht 700 vota do t’i kem në Junik, e mbi një mijë vota në mërgatë”, ka thënë Shehu.
“Fitorja do të jetë pa balotazh, këtë siguri e kam nga mbështetësit”, ka thënë tutje Shehu për T7.
I pyetur për kundërkandidatët, ai ka thënë kandidat i AAK-së, Agron Kuçi, njëjherit ish-kryetar komune, 12 vite premtim pas premtimi, nuk ka mundur t’i shtyjë projektet përpara.