S4MM së shpejti rikthehet me këngë të re

S4MM së shpejti rikthehet me këngë të re

Kohën e fundit reperi S4MM, nuk është paraqitur para publikut me asnjë projekt të ri, raporton Gazeta “Enigma”.

Kënga “Tradhtare” e cila u aludua t’i jetë dedikuar ish-bashkëshortes së tij, u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka mbledhur mbi katër milionë klikime. Ky projekt mbetet i fundit i publikuar nga reperi i njohur shqiptar, S4MM.

Sidoqoftë, duket se tani është radha për një tjetër këngë nga Samir Selimi (emri i vërtetë) dhe një tillë sapo e ka paralajmëruar.

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, artisti tregon se ka filluar punën për projektin e ri.

“Kënga e re po vjen”, ka shkruar ai që njëherësh ka ftuar fansat të abonohen në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Muajve të fundit, S4MM po ashtu ka qenë më i heshtur e më i distancuar nga rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj, presim të shohim në vazhdim se çfarë do të sjellë për publikun e fansat që po e presin me padurim rikthimin e 26 vjeçarit./GazetaEnigma/

Related Articles