Arifi: Vuçiq, politikani më destabiluzues në Ballkan që është në pushtet

Arifi: Vuçiq, politikani më destabiluzues në Ballkan që është në pushtet

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, vlerëson se dekreti i Presidentit të SHBA-së për zgjerimin e masave emergjente në Ballkan lidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.



“Nga këndvështrimi im kjo e kornizon afatin e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

“Dekreti ishte një fortunë e paralajmëruar. Vendimi ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha është më shumë vendim politik për të përçuar mesazh që SHBA nuk do t’i tolerojnë individët e përfshirë në korrupsion. Mesazhi që është përçuar në Shqipëri ka të bëjë me korrupsionin, jo me nacionalizmin”.

Arifi në Info Magazine ka përmendur që Aleksandër Vuçiq është politikani më destabilizues në Ballkan.

“Është presidenti më destabilizues në Ballkan që është në pushtet. Serbia nuk është vend demokratik, por në disa raporte paraqitet si e tillë”.

Related Articles