Rafael Nadal i pushtoi ballinat e të gjitha mediave të dielën pas triumfimit të tij në Australian Open duke e mposhtur rusin Daniil Medvedev.
Pas triumfimit në Australian Open, Nadal ishte shpërblyer më 2.3 milionë funta.
Përveç shpërblimit prej 2.3 milionë funtave, mediave botërore nuk i ka shpëtuar ora me të cilën e fitoi këtë titull Nadal.
Spanjolli luajti me një orë ekskluzive në dorë të grandit Richard Mille, me saktë RM 27-04 Tourbillon.
Kjo orë është e qëndrueshme ndaj ujit në çfarëdo thellësie dhe e përbërë nga ari, kushton rreth 1 milion euro.
Kujtojmë që titulli i fituar në Melbourne e bëri Nadalin si tenistin me më shumë triumfime në këtë garë, plotë 21 grand slam.