Sa kushton bileta për miqësoren Kosovë – Jordani?

Sa kushton bileta për miqësoren Kosovë – Jordani?

Të hënën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat do të dalin në shitje që nga ora 15:00 në pikat e Artmotion.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton tutje se biletat mund të blihen në dy pikat e Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të Weverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 për qind i kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Një person mund t’i blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

E më pas, “Dardanët” do ta mbyllin kampanjën kualifikuese të Botërorit 2022 me Greqinë këtë të diel në Athinë. /Gazeta Enigma/

Related Articles