Qeveria e Kosovës ka publikuar numrat e personave të vaksinuar me vaksinën anti-COVID.
Sipas qeverisë, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 60.01% e popullatës mbi 18 vjet.
Ndërkohë 66% e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar më 30 mars të këtij viti.
Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të fillojë edhe vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID./Gazeta Enigma/