Sabiani flet pas largimit nga “Big Brother VIP” dhe sqaron pse Iliri nuk doli bashkë me të siç kishte deklaruar!

Sabiani flet pas largimit nga “Big Brother VIP” dhe sqaron pse Iliri nuk doli bashkë me të siç kishte deklaruar!

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” Sabiani dhe Iliri krijuan një miqësi shumë të ngushtë. Madje deklarata e Sabianit se Iliri është 100 mijë euroshi i tij bëri xhiron e rrjetit. E po ashtu, ata patën deklaruar se nëse njëri prej tyre largohet nga shtëpia do largohet edhe tjetri.

Kur këngëtari u eleminua pak javë më parë, Iliri kërkoi të largohej, por ai u kthye sërish nga bileta e “Vëllait të Madh”.

Mirëpo, kur Sabiani u largua këtë të premte, Iliri nuk e përsëriti një kërkesë të tillë. Sot i ftuar në “Fan Club”, Sabiani foli edhe për miqësinë me Ilirin dhe tha se do e mbështesë deri në momentin që do të dalë nga shtëpia. Ndër të tjera, ai tregoi se ata të dy kishin vendosur që nëse njëri do të dilte, tjetri do të vazhdonte rrugëtimin.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë”.

“Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain.

Në lidhje me çmimin e madh, ai u shpreh se nuk e kishte synuar ndonjëherë dhe nëse do e fitonte, pjesa më e madhe do të shkonte për bamirësi.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.

Sabiani tregoi se ka një mbështetje shumë të madhe. Ai tha se në 21 vite karrierë, kurrë nuk ka patur kaq shumë mbështetje./Gazeta Enigma/

Related Articles