Shëndeti mendor gjatë pandemisë COVID-19, flasin psikologët për Gazetën “Enigma”

Shëndeti mendor gjatë pandemisë COVID-19, flasin psikologët për Gazetën “Enigma”

Sa kujdesemi për vetën tonë dhe si ka ndikuar pandemia COVID-19 tek shëndeti mendor? -Psikologja Afërdita Halili Këqiku, lidhur me këtë çështje, është deklaruar për Gazetën “Enigma”.

“Pandemia ka ndikuar negativisht në shëndetin  mendor jo vetëm tek ne, por në të gjithë globin tokësor. Ka qenë diçka e re që njerëzit i ka zënë të pa pregaditur, ka thënë ajo.

Halili-Këqiku ka theksuar se koha e pandemisë ka qenë shqetësuese për të gjithë.

“Në vendin tonë, në kohën e pandemisë ku u izoluan të gjithë, u mbyll thuajse çdo gjë, ka qenë një gjendje stresuese që e ka ngritur stresin dhe ankthin shumë lartë tek të gjithë. Kjo ka ndikuar edhe në aktivizimin e traumave të mëhershme, sidomos ato të luftës”.

“Njerezit kanë qenë të izoluar, kanë ndje stres, frikë dhe thjesht nuk kanë ditur si t`a menaxhojnë situatën”, ka deklaruar ajo.

Tutje, psikologja ka treguar se gjatë pandemisë së bashku me ekipin e saj, kanë vizituar disa raste edhe në shtëpit e tyre, por ka pasur edhe  persona që janë qasur në mënyrë virtuale, online për të biseduar me psikologun.

“Kemi bërë vizita edhe në shtëpi, kemi mbajtur senaca edhe online, por me lirimin e masave filloj të rritet edhe numri i pacientëve që kërkonin ndihmë”

Afërdita Halili-Këqiku, psikologe klinike

Ajo ka cekur disa raste të ndryshme, që kanë ndikuar gjatë izolimit.

“Dhuna ne familje, ishte mjaftë e pranishme gjatë kohës së pandemisë. Personat që kanë zgjedhur mënyrën online për ti ndjekur seancat, e kanë pas shumë më lehtë me u shpreh. Por varësisht nga ambineti i shtëpies, sigmatizimi që nuk duhet të dij askush që po bisedon me psikologen ka qenë paksa i vështirë për disa”, ka deklaruar Halili-Këqiku.

Sipas saj, COVID-19, ka ndikur negativisht në të gjitha moshat.

“Izolimi i personave, ndërprerja e fëmijëve nga shkolla, mbyllja në ambiente të shtëpisë, dhe mos aktivitetet tjera, kanë ndikuar negativisht tek të gjitha moshat. Frika, informata jo të sakta që ata i kanë marrë nga rrjete sociale, dmth nga burimet e pasakta, ka qenë shumë të rënda për shëndetin mendor si tek të rriturit poashtu edhe tek fëmijët” ka përfunduar ajo.

Ndërsa, psikologu, Rron Kastrati, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, periudhën e Pandemisë COVID-19 e ka konsideruar tejet shqetësuese për njerëzimin.

“Kjo periudhë, që nga fillimi e deri tani aktualisht sipas studimeve të fundit dhe hulumtimeve ka rezultuar me një prevalencë të shtuar në jetën e individëve, përkatësisht duke shkaktuar shqetësime dhe probleme nga më të ndryshmet të cilat kanë prodhuar impakt në shëndetin mendor tek njerëzit”.

“Në rishikimet e studimeve sistematikisht pas një shqyrtimi thelbësor theksojmë se gjendja e shëndetit mendor në popullatën e përgjithshme në mes të pandemisë krijoi nivele të dukshme të nervozizmit, stresit, ankthit, dhe episodeve depresive”, ka deklaruar ai.

Duke u bazuar në disa studime, sipas Kastratit, shumë hulumtime tregojnë se është shfaqur një rritje në papërballueshmërinë dhe jo-përshtatjen e një ritmi të balancuar jetësor.

“Kjo papërballueshmëri ka filluar me konsumin e lartë të duhanit, alkolit, substancave narkotike, ushqimet jo-të shëndetshme, pasivitetit fizik, ndryshimet në rutinën e gjumit, dhe poashtu të përfshirë në konsumin e tepruar në rrjetet dhe mediat sociale, lajmeve, mbipërdorimin e tyre në vazhdimësi”, ka theksuar Kastrati.

Rron Kastrati, pikolog

Tutje psikologu tregon se nga fillimi i Pandemisë COVID-19 ka ofruar shërbime psikologjike, psikosociale, dhe përkrahje psikoemocionale përmes linjes telefonike në kuadër të Komunës së Prizrenit dhe me Komunat tjera në tërë Republikën e Kosovës.

“Ankesat kanë qenë me nivele të shprehura të stresorëve nga statusi socio-ekonomik, por edhe brenda për brenda subjektivitit personal si: Episode të përballjes me ankiozitetin, parashikime ankthioze, sulme paniku, përjetime depresive, luhatje të humorit, paqëndrueshmëri emocionale, dyshime obsesive, ankesa poashtu të mendimeve obsesiv-kompulsive, nivele të konsiderueshme të ndjeshmërisë”.

Sipas tij, nga këto raportime, rritje të madhe kishte  kërkesa për trajtimin veçanërisht të ankthit dhe depresionit.

“Në krahasim me vitin e kaluar kërkesat për trajtimin e depresionit dhe ankthit janë përafërsisht sipas përllogaritjeve tona në rritje diku afër 65% në 2021 nga 38 % prej vitit të kaluar 2020”

“Poashtu kërkesat për trajtim fokusoheshin edhe në çrregullimet e ngjashme si ato me abuzimi me substanca, varësitë”, është shprehur ai.

Moshat më të prekura nga COVID-19, sipas UNICEF

Moshat më të prekura nga Pandemia COVID-19, sipas psikologut Kastrati, që i referohet UNICEF nga raportet kryesore janë: Fëmijët dhe të rinjët.

“Pra sipas vështrimit gjithëpërfshirës, fëmijët dhe të rinjët mbanin barrën e kushteve të shëndetit mendor. Sipas vlerësimeve më të fundit më shumë se 1 në 7 adoleshentë në moshat 10-17 vlerësohen se jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor të diagnostifikuar në nivel Global”, ka thënë ai.

Kastrati, ka potencuar se fëmijët mund të jenë ndikuar nga Pandemia COVID-19 sipas fazave të ndryshme zhvillimore.

 “Disa fëmijë mund të zhvillojnë nivele të larta stresi duke u ndjerë të shqetësuar ose të mërzitur. Disa mund të zhvillojnë ankth dhe të nervozohen, agresiv, të mbyllur në vete. Në varësi të kohëzgjatjes së situatës mund të shfaqen poashtu ndjenja trishtimi të cilat mund të prodhojnë tërheqje sociale”.

Ndërsa ka shtuar se egizston mundësia që gjatë kësaj periudhe, të evidentojnë tek fëmijët, reagimet fizike, si dhimbje barku, dhimbje koke, ose humbje të oreksit.

“Duhet të përqëndrohemi që tek fëmijët t’i ndryshojmë qasjet psikoedukative, modelet e ndërveprimit social, atashues, duke aplikuar teknika motivacionale, atraktive, me qëllim kreacionin progresiv ndaj rutinës dhe strukturës së tyre ditore që ju dhuron atyre ndjenjë sigurie dhe rehatie, motivi e shprese për të ardhmen”.

“Duhet t’i nxisim që fëmijët të kenë aktivitete sportive, dhe produktive për t’i shmangur nga ndikimi i medias që mund të ketë një efekt negative nga ajo rrjedhje e vazhdueshme e raporteve apo fotografive të njerëzve që sëmuren dhe madje vdesin, fëmijët nuk duhet t’i shohin në TV dhe media sociale sepse mund të çojnë në frikë dhe ankth” ka  deklaruar psikologu Rron Kastrati.

Ndërsa sipas raportit nismëtar nga UNICEF, ndikimi i COVID-19-ës te shëndeti mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve mund të vijojë për shumë vite.

Sipas raportit Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021: Në mendjen time: promovimi, mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve – vështrimit më gjithëpërfshirës të UNICEF-it në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve në shekullin e 21-të – edhe përpara COVID-19-ës, fëmijët dhe të rinjtë mbanin barrën e sëmundjeve të shëndetit mendor pa shumë investime për trajtimin e tyre.

Nga vlerësimet e fundit në dispozicion, nga ky raport, më shumë se 1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostikuar në nivel global.

Rreth 46,000 adoleshentë vdesin çdo vit nga vetëvrasja, që është një ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes për këtë grupmoshë. Ndërkohë, ekzistojnë hendeqe të mëdha midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit për shëndetin mendor.

Raporti zbulon se vetëm rreth 2% e buxhetit për shëndetësinë të qeverive u caktohet shpenzimeve për shëndetin mendor në nivel global.

COVID-19 përpos ndikimit të madh tek shëndeti mendor, ka ndikuar shumë edhe në fushat të ndryshme, si në ekonomi, arsim, shëndetësi etj./Gazeta “Enigma“/

Related Articles