Sabiani reagon pas daljes së Keisit nga BBV: S’besoj që e nxorri publiku

Sabiani reagon pas daljes së Keisit nga BBV: S’besoj që e nxorri publiku

E eleminuara e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother Vip Albania” ishte Keisi Medini. Gjatë bisedës në studio, ajo u shpreh e lumtur për këtë largim por mesa duket babai i saj Sabiani nuk është aspak i tillë.

Këngëtari ka reaguar menjëherë pas daljes së vajzës, përmes një Instastory ku shprehet se Keisin nuk e nxorri publiku.

“E nxorrët ëngjëllin tim pasi ju bë jeta telenovelë. S’besoj që e ka nxjerr publiku megjithatë i lumtur që u kthye në shtëpi”, ka shkruar Sabiani.

Sabiani reagon pas daljes së Keisit nga BBV: “S’besoj që e

Kujtojmë që ky i fundit për shkak të historisë që Keisi pati me Kristin u fut në shtëpinë e Big Brother ku qëndroi pothuajse dy javë. Pas daljes së tij, në shtëpi u fut si banor Lorenc Hasrami i cili tregoi se në të kaluarën ka pasur një raport romantik me Keisin.

Related Articles