Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel.
Ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshja konkrete mes palëve.
E në emisionin Rubikon u trajtua tema se “Kush është përgjegjës nëse perëndimi po ia kthen shpinën Kosovës?”.
Opinionisti Ermal Sadiku, tha se Kosova nuk e ka pasur aleat Bashkimin Evropian, as para, as pas luftës dhe as tash.
“Nuk e kam gajle a po e mashtron kryeministri Albin Kurti, Bashkimin Evropian, se për këso mashtrimesh janë të njohur BE-ja. ShBA-të duhesh me i kthy në tavolinë se i ke humbur pak”, tha Sadiku.