Opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se zgjidhja ideale për Kosovën do të ishte bashkimi me Shqipërinë.
Ai është shprehur se me anë të këtij bashkimi do të krijohet një baraspeshë politike, ekonomike edhe ushtarake.
Sadiku tutje tha se duhet bërë çmos që ne “mos të lejojmë të masakrohemi më nga Serbia”.
“Një zgjidhje idealiste kishte me qenë, ne duhet me u bashku me Shqipërinë e me kriju një lloj baraspeshë politike, ekonomike edhe ushtarake në Ballkan. Unë e di që shteti nuk mbrohet vet, duhet me aleanca, por ne duhet të bëjnë çmos që ne mos të lejojmë me na masakru më”, është shprehur ai në Rubikon të Klan Kosova.