Analisti politik, Ermal Sadiku, tha se LVV e ka humbur mazhorancën në Parlament.
Ai theksoi, se ky subjekt politik “nuk mund të flas në emër të popullit”, ani se po prinë me mbi 40 përqind të votave.
“Si e ka përjetuar këtë z. Kurti? Unë mendoj që ka qenë e ulët, nuk e kam pritur që ai do të dal edhe të ofendojë dhe me atë arrogancë edhe me atë gjuhë. Por, ai e ka bërë atë pa ndonjë presion”, tha Sadiku në Klan Kosova.