Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur mbështetje boksieres kosovare Donjeta Sadiku, e cila sonte debuton në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Osmani tha se në çdo goditje, Sadiku i tregoi botës “fuqinë e qëndresës dhe guximit”.
“Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, shtoi Presidentja. /Gazeta Enigma