Analisti politik, Ermal Sadiku është shprehur se duhet të ketë vija të kuqe në politikë, por që sipas tij duhet patjetër të bazohen në ideologji dhe në principe ekonomiko-sociale, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë fjalës së tij ai ka dhënë edhe shembuj konkret në lidhje me këtë çështje.
“Duhet të ketë ‘vija të kuqe’, në anën tjetër mendoj se duhet të jenë të bazuara në ideologji dhe në principe ekonomiko-sociale”, tha Sadiku në Rubikon të Klan Kosova.
“E kemi parë që ka dështuar gjithçka që nuk është privatizuar, del pra një parti që thotë nuk dua t’i privatizoj e me budallallëk dua ta ndreq, për këtë duhet të ketë vijë të kuqe”. /Gazeta Enigma/