Sulmuesi i Liverpoolit i cili e udhëhoqi kombëtaren e senegalit drejt fitores së parë në Kupën e Kombeve të Afrikës, do të nderohet nga presidenti i shtetit duke i vënë një stadioni emrin e Sadio Manes.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i rajonit senegalez të Sedhiou, Abdoulaye Diop, se stadiumi i ri i qytetit do të mbaj emrin e yllit të Liverpoolit, si një shpërblim për paraqitjet e tij drejt fitores së titullit kontinenteal të Afrikës.
“Sadio Mane ka nderuar të gjithë Senegalin, rajonin Sedhiou dhe të gjithë zonën e Casamance” ka thënë Diop, për Sport News Africa. “Kam vendosur ta emëroj staduimin Sedhiou me emrin e tij” përfundoi ai.
29-vjeçari u paraqit në të gjitha ndeshjet e kombëtares së senegalit në Afcon, dhe ishte lojtari kryesor duke shënuar tre gola dhe dy asistime. Mane siguroi fitoren me golin e tij në finale kundër Egjiptit e cila përfundoj pas gjuajtjeve të penalltive, pasi në kohën e rregullt ndeshja u mbyll me rezultat të barabart pa gola.
Pas mbërritjes së lojtarëve nga Kameruni, ata u pritën në një pritje madhështore nga Presidenti i Senegalit, Macky Sall në Pallatin Presidencial duke u dhënë urdhrin më të lartë të vendit çdo lojtari të përfaqësueses senegaleze. /GazetaEnigma/