Gjykata e Apelit në Shqipëri ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi.
Ai u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyre.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuajti dënimin për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a, pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.