Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se i ka nënshkruar kontratat me prindër të 135 fëmijëve për të filluar subvencionimin me nga 70 euro të kostos së tyre mujore në çerdhet private të licensuara nga Ministria.
Sahatçiu e ka bërë këtë në emër të Drejtorisë së Arsimit.
“Nga 120 familje për të cilat u zotuam fillimisht të ju dalim në ndihmë me Besianë Musmurati, shtuam buxhet edhe për 15 familje të tjera që aplikuan dhe plotësuan kushtet. Kështu, secila familje përfitoi. Kjo politikë jo vetëm që ka ndihmuar përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm dhe ka lehtësuar buxhetin e familjes, por gjithashtu ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës. E jashtëzakonshme!”, ka shkruar Sahatçiu.