Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka reaguar pas huqjes së radhës të Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
Kjo e fundit ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka njoftuar takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike. Ky nuk është gabimi i parë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kritikave të shumta u është bashkuar edhe Teuta Sahatqija, ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që ‘t’i ruhet fytyra Kosovës.
“Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!”, shkruan ajo në Facebook.
“Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve”, vijoi Sahatqija.
Shkrimi i plotë i Teuta Sahatqija në Facebook: Eh moj diplomaci, moj diplomaci! NATO nuk eshte UN! Stoltenberg nuk eshte Sekretar Gjeneral i UN!
Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore! Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve.