Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.
FFK ka thirrur këtë konferencë për media për aktivitetet e kombëtares së Kosovës dhe arrestimin e të parit të institucionit, Agim Ademit.
Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares ka thënë se situata që ka ndodhë i ka shqetësuar të gjithë stafin e kombëtares.
“Dje na ka shqetësu një situatë që ka ndodhë në hotel, nuk dishim as çka po ndodhë”, tha fillimisht Muharrem Sahiti.
Ndërkohë, Hodaj e ka cilësuar si goditje për kombëtaren.