Bukayo Saka është një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit këtë sezon në Premier League dhe fal golave të tij, ekipi i Mikel Artetas mund të festojë titullin këtë sezon.
Sajti i njohur ‘Transfermarkt’ e ka futur lojtarin e Kombëtares së Anglisë në top-5 lojtarët më të shtrenjtë në botë.
Saka tani kushton plotë 110 milionë euro, aq sa e ka çmimin edhe lojtari i Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
Lojtari më i shtrenjtë dhe që i prinë kësaj liste është Kylian Mbappe (180 milionë euro), kurse pozitat dy dhe tre i zënë: Erling Haaland (170 milionë euro) dhe Vinicius Junior (120 milionë euro).
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni në Premier League, anësori 21-vjeçar zhvilloi 28 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri 10 asiste.