Salah dhe De Bruyne realizuan gola të cilët t’i kënaqin sytë

Salah dhe De Bruyne realizuan gola të cilët t’i kënaqin sytë

Liverpooli dhe Manchester City kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë në “Anfield” u mbyll pa gola, ndërsa “shpërthimi” ndodhi në fraksionin e dytë.

Sadio Mano hapi serinë e golave në minutën e 59-të, për ta barazuar dhjetë minuta më vonë, Phil Foden.

“Të Kuqtë” nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrugën e golit me autor Mohamed Salah që realizoi gol të mrekullueshëm.

Siqoftë, “Qytetarët” u rikthyen përsëri në lojë me supergolin e mesfushorit belg, Kevin de Bruyne nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Liverpooli ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, ndërkohë që City ka një pikë më pak në vendin e tretë.

Lider i kampionatit tashmë është Chelsea që ka 16 pikë.

Related Articles