Sali Berisha me akuza të rënda ndaj Alibeajt: I mori 220 mijë euro nga Rama

Sali Berisha me akuza të rënda ndaj Alibeajt: I mori 220 mijë euro nga Rama

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët hodhi akuza ndaj Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se pas dorëheqjes, mori sipas tij sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim.

“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.

Related Articles