Sali Berisha me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të dalë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Siç raporton Euronews Albania, këtë e ka thënë analisti Sidi Hasanaj, vendimi i Apelit e thelloi më shumë armiqësinë mes dy grupimeve në PD dhe palët janë të detyruar që të shkojnë të ndarë në zgjedhje.

“I dha një nivel tjetër armiqësisë brenda dy grupeve të PD-së. Megjithatë, unë do të tregohem pak optimist dhe e shikoj që drita në fund të tunelit për të djathtën dhe Partinë Demokratike nuk është larg”.

“Sipas informacioneve që kemi, zoti Berisha ka vendosur që të dalë me kandidatë të pavarur, në këtë formë t’i prezantojë kandidatët e Primareve. Partia Demokratike zyrtare është e detyruar të dalë me dy kandidatë”, theksoi ai.

Related Articles