Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.
Sali Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendumi nëse vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte i drejtë apo jo.
Ish-kreut të PD-së do t’i duhet, sipas statusit të partisë, që të mbledhë nëshkrimet e afërisht 1500 delegatëve.
Më herët, Basha është përgjigjur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA-së./A2 CNN