Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, u ka drejtuar një mesazh strukturave dhe mbështetësve të partisë, duke i përgëzuar për atë që e cilësoi si një fitore të re të arritur më 20 shkurt dhe duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në protestën e radhës.

Në deklaratën e tij, Berisha thekson rëndësinë e angazhimit në terren dhe fton demokratët të nisin menjëherë përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 28 shkurt.

“Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën”.

“Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, shkroi ai ndër tjerash.

Related Articles