Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Ai i shpreh ngushëllime familjes, ndërsa thekson se Nano ka meritën për reformimin e Partisë Socialiste.
“Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen”, shkroi Berisha në Facebook.
