Sali Berisha rendit 4 arsyet për protestën ndaj Vuçiç, përmend edhe Kosovën

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në profilin e tij në Facebook ju ka bërë thirrje komentuesve për të rënditur 4 arsyet se pse duhet protestuar kunder Ballkanit te Hapur dhe Vuçic.

Ndërkohë Berisha ka qenë i pari që ka dhënë 4 arsyet e veta lidhur me këtë pyetje.

Arsyet e rënditura nga Berisha:

Kujtojmë se Berisha ditën e sotme ka bërë thirrje për protestë.

Ndërkaq për dy dite, të hënën dhe të martën e 20 dhe 21 Dhjetorit liderët e tre vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri Edi Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqm do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Zaev dhe Vuçiqi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre do mbërrijnë në Tiranë pasditen e të hënës.

Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku do jenë të pranishëm dhe një përfaqësues i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur. Të martën takimi do të nis në orën 09:00 në pallatin e Brigadave.

Ekipeve të tre vendeve do t’iu bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi online, si dhe drejtori i CEFTA-s, Emir Djikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.Gazeta Enigma.

Related Articles