Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit të PD-së (VIDEO)

Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit të PD-së (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në mes të podiumit të Kuvendit, ndërsa po merrte fjalën.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë 1 mijë e 800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Rreth 35 deputetë të PD, kanë braktisur Kuvendin e Rithemelimit. Mes emrave që mungojnë janë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorinda Tabaku, Ervin Saljani, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Afred Rushaj, Tomor Alizoti, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Helidon Bushait, Xhelal Mziu, Zef Hila, Orjola Pampuri, Flutura Açka,  Ferdinant Xhaferraj, Lulzim Basha, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, etj., shkruan tch.

Në fotot brenda sallës, te pranishëm janë figurat e vjetra të ritkthyera, si Topalli e Imami, të cilët pranuan ftesën e Sali Berishës për rikthim në PD.

Të pranishëm janë edhe deputeti Kasem Mahmutaj, dhe Ina Zhupa, të cilët i janë bashkuar për herë të parë Kuvendit të Berishës.

Related Articles