Sali Berisha uron kosovarët për liberalizim, sulmon Edi Ramën

Sali Berisha uron kosovarët për liberalizim, sulmon Edi Ramën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Berisha tha se kjo është një arritje për t’u përshëndetur dhe plotësisht e merituar.

“Një arritje për t’u përshëndetur. Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik”, ka shkruar Berisha.

Më tutje ai tha se heqja e vizave në Kosovë është një goditje për Edi Ramën, ku sipas tij ai është një argat i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anullimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian”, shkori Berisha.

“Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova!”, përfundoi Berisha.

Related Articles