Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për pushim nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, që është edhe vëllau i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Sipas Sallahut, Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur se i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit.
“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu, derisa ka bashkangjitur edhe vendimin në postim.
Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha, vëllai i deputetues Fatmire Kollçaku Mulhaxha, është suspenduar më 10 janar nga Ministria e Drejtësisë. Suspendimi erdhi pas ankesës së AKP-së.
Ai kishte ekzekutuar urdhër të përmbarimit në fund të vitit të kaluar nga llogaria e ndërmarrjes “NewCo Llamkos Steel” (në likuidim) në Bakën Qendrore të Kosovës.