Sami Lushtaku për Besnik Bislimin: Burrë i ligë e servil, po do mu dokë mirë para Kurtoviqit

Sami Lushtaku për Besnik Bislimin: Burrë i ligë e servil, po do mu dokë mirë para Kurtoviqit

Nënkryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku e ka quajtur kryeministrin Kurti “Kurtoviq” dhe zv.kryeministrin Bislimi, servil.

Në emisionin “20 min” të Kosovalive, Lushtaku i ka ofenduar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.“Burrë i ligë e servil, po do mu dokë mirë para Kurtoviqit”, u shpreh Lushtaku kur u pyet për Besnik Bislimin.

Tutje, ai ka folur se si është ndjerë në ditën kur pati dhunë në Kuvendn e Kosovës, duke theksuar se shpreson që mos të gjendet asnjëherë në ato situata.

“Jam ndje i shqetësuar, fal Zotit ka përfundu gjithçka mirë. Kjo është më se skandaloze. Deputetët e kanë Kuvendin vend pune. Unë nuk e kam menduar se ndonjëherë vjen tek kjo situatë. E kam marrë vesh pas gjysmë ore edhe jam nis menjëherë për Prishtinë se nuk e dija se çka po ndodh ”, u shpreh ai.

Related Articles