Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka komentuar betimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Enigma.
Forma e betimit sipas tij thekson faktin se “ata kanë pranuar institucionet dhe ligjet e shtetit të pavarur të Kosovës”.
Sanduloviq thekson gjithashtu se dokumentet u dhanë në dy gjuhë, “në serbisht dhe shqip, që të mos kishte pretendime më pas se dikush po mbron gjuhën, zakonet dhe kulturën serbe në Kosovë”.
Në postimin e tij, politikani serb ngre një pyetje retorike për ata që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.
“Çfarë tjetër është e paqartë në konkluzionin se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin si të tillë?”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, Sanduloviq kritikon politikanët serbë jashtë Kosovës duke shtuar se “Çfarë pastaj doni nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina? Heshtje aty… ashtu siç ju është drejtuar tashmë shefi juaj Aleksandar Vuçiq”.
“Fakti që kryetarët e komunave serbe kanë dhënë betimin e tyre dhe janë angazhuar të respektojnë ligjet e Kosovës është një provë e qartë se institucionet lokale serbe funksionojnë brenda strukturave të shtetit të pavarur”.
