“Santiago Bernabeu” i ri: futboll e shumë sporte tjera në kompleksin më bashkëkohorë

“Santiago Bernabeu” i ri: futboll e shumë sporte tjera në kompleksin më bashkëkohorë

Real Madrid ka postuar një tjetër video të jashtëzakonshme që tregon se si do të duket “Santiago Bernabeu” i rinovuar dhe gjithashtu se si Los Blancos po planifikojnë të përfitojnë nga sistemi i ri i fushës që lëvizë.

Klubi është i gatshëm të përdorë stadiumin Bernabeu si një terren me shumë qëllime, pasi cili mund të presë ndeshjet e basketbollit, tenisit dhe ato të NFL. Po ashtu stadiumi mund të përdoret edhe për koncerte, ekspozita dhe ngjarje të të gjitha llojeve.

Real Madridi u rikthye në stadiumin e tij këtë sezon pas një viti e gjysmë duke luajtur ndeshjet e tij me dyer të mbyllura në “Alfredo Di Stefano”. Edhe pse u kthye në stadium, punimet për rinovimin e Bernabeu nuk kanë përfunduar ende.

Është instaluar një sistem i ri fushe me lëvizje dhe do t’i japë Real Madridit mundësinë për të ruajtur dhe mirëmbajtur barin në një garazh nëntokësor, ndërkohë që ngjarje të tjera zhvillohen në stadium. 

Related Articles