Saranda Bogujevci kishte pranuar dëmshpërblim nga Serbia për masakrën në familjen e saj

Saranda Bogujevci kishte pranuar dëmshpërblim nga Serbia për masakrën në familjen e saj

Saranda Bogujevci kishte pranuar dëmshpërblim nga Serbia për masakrën në familjen e saj nga forcat serbe.

Siç shkruan Gazeta Metro, ajo edhe pse kishte deklaruar se nuk ka pranon kompensim material dhe dëmshperblim për dëmet e luftës, kishte pranuar një shumë parash nga Serbia.

Për këtë ka shkruar gazetari Lirim Mehmetaj, duke publikuar disa të dhëna nga deklarimi i pasurisë që ka bërë Bogujevci.

Në vitin 2016, Saranda Bogujevci kishte deklaruar se familja e saj nuk do të pranojë dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera në luftë ndaj familjarëve të saj.

Sidoqoftë, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, Bogujevci përfshiu edhe një shumë prej 44 mijë eurosh, duke treguar se i ka marrë si dëmshpërblim nga shteti serb.

“Siç e shihni nga fotot më poshtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pati dal publikisht në media duke thënë se nuk pranon dëmshpërblimin e caktuar nga Serbia për familjarët e saj”, tregoi ai duke ndarë edhe videon e një interviste të vitit 2016, ku Bogujevci deklaronte se familja e saj nuk pranon dëmshpërblim nga Serbia.

Related Articles