Lazio e trajnerit Maurizio Sarri ka nevojë për një sulmues krahu dhe tashmë drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare është në punë dhe ka pesë alternativa për ta forcuar këtë pozitë, ku dy nga ta janë futbollistë shqiptarë.
Sarri është gjithmonë duke pritur për sulmuesin ideal të krahut për skemën e tij të përhershme 4-3-3. Drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare thuhet se tashmë ka filluar punën dhe ka gjetur disa emra, ku njërin nga ta do t’ia ofrojë trajnerit të Lazios.
Sipas Corriere dello Sport, Tare ka etiketuar plot pesë emra sulmuesish të krahut dhe njëri nga ta do të transferohet në Olimpico.
#Lazio, priorità sempre all’#ala: la lista di Tare https://t.co/VDVIJm2JaA— Corriere dello Sport (@CorSport) July 21, 2021
Julian Brandt i Borussia Dortmund është në krye të listës së blerjeve të Tares. Klubi gjerman duhet të jetë i bindur nga huazimi me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
Pablo Sarabia i Paris Saint-Germain pëlqehet gjithashtu. Por, operacioni i transferimit të tij është i lidhur me Joaquim Correa, të cilin pëlqejnë francezët dhe ky propozim mund të bie poshtë.