Sarri e lë në bankë Muriqin dhe 3 shqiptarë tjerë, starton vetëm Hysaj

Sarri e lë në bankë Muriqin dhe 3 shqiptarë tjerë, starton vetëm Hysaj

Lazio ka filluar takimin miqësor kundër Padovës. Në ekipin startues mungojë katër lojtarë shqiptarë të skuadrës.Trajneri Maurizio Sarri ka inkuadruar nga fillimi vetëm mbrojtësin Elseid Hysaj.



Ndërsa në bankë rezërvë mbeten Strakosha, Durmishi, Shehu dhe Muriqi.

Ndryshe, nga ekipet elitare në Itali, Lazio ka më së shumti shqiptarë në gjirin e vetë. Ky është formacioni startues i Lazios: Reina, Lazzari, L. Felipe, Patric, Hysaj, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, F. Anderson, Caicedo, Raul Moro.

Rezervistë: Strakosha, Adamonis, Radu, Marusic, Kamenovic, Vavro, Durmisi, Fares, Cataldi, Akpa Akpro, Bertini, Escalante, Shehu, Romero, Maistro, André Anderson, Jony, Muriqi, Adekanye.

Aktualisht po zhvillohet finishi i pjesës së parë dhe skuadra mysafire, Padova, është në avantazh befasues, me golin e minutës 19′ të shënuar nga Della Lata. Lazio ka barazuar krejt në fund të pjesës së parë me golin e shënuar në minutën 42’ nga Luis Alberto.

Related Articles