SBASHK i dërgon letër Hekuran Muratit lidhur me shtesat

SBASHK i dërgon letër Hekuran Muratit lidhur me shtesat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka dalë me një letër drejtuar Ministrit të Punës dhe Financave, Hekuran Muratit.

Në atë letër kërkohet që të realizohen shtesat për muajin mars për punëtorët arsimor, transmeton Klan Kosova.

“I nderuari Ministër, z.Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave,Punës e Transfereve (MFPT) për t’i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju”.

“Po ashtu duke pasur parasysh se jeni edhe Ministër i Punës dhe sipas Ligjit të Këshillit Ekonomik Social (KES) jeni edhe pjesë e këtij Këshilli, që nxit dhe zhvillohen dialogun me sindikatat, edhe një herë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni kohë e hapësirë në agjendën tuaj e të ulemi e bisedojmë për realizimet e të gjitha obligimeve financiare që ka Qeveria ndaj punëtorëve të arsimit”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Related Articles