Gjatë ditës së sotme Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin me 20, 458 nënshkrime me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për skemat pesionale, raporton Gazeta Enigma.
SBASHK-u po synon që të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale. Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë. / Gazeta Enigma