SBASHK-u të shtunën vendos për veprimet sindikale, nuk përjashtohet mundësia për grevë të përgjithshme

SBASHK-u të shtunën vendos për veprimet sindikale, nuk përjashtohet mundësia për grevë të përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 2 prill do të mbahet Kongresi i tetë i SBASHK-ut.

Ndërsa delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të SBASHK-ut.

“Delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Kongresi i SBASHK-ut do të mbahet më prill 2022, në orën 9:00.

Ndryshe, ditë më parë Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po i merr për bazë kërkesat dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit.

Ymeri më tej ka thënë se nëse qeveria nuk bën ndonjë hap lidhur me kërkesat e tyre, SBASHK-u i mbeten dy mundësi ose të mbajë grevë më 8 prill ose të hyjë në grevë të përgjithshme më 12 prill. 

Related Articles