SC Gjilani del me komunikatë për Bilallin: Është jashtë rrezikut për jetë

SC Gjilani del me komunikatë për Bilallin: Është jashtë rrezikut për jetë

SC Gjilani ka lëshuar një komunikatë për gjendjen shëndetësore të futbollistit të tyre, Oltion Bilallit.

Bilalli u lëndua në takimin e sotëm me Malishevën dhe u desh të largohej me Autoambulancë pas lëndimit në kokë.

Klubi bëri të ditur se futbollisti kishe pësuar gjakderdhje të brendshme, ndërkaq tani gjendet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Tutje, ekipi i ka falenderuar të gjithë për mbështjetjen.

“Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli, pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër FC Malisheva, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar. Menjëherë pas incidentit dhe dhënies së ndihmës së nevojshme në fushë, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”.

“Sport Club Gjilani falënderon të gjithë për mbështetjen dhe lutjet për shërimin e shpejtë të Oltion Bilallit. Ne do të vazhdojmë të informojmë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore”.

Related Articles