Sport Club “Gjilani” është në vlugun e përgatitjeve për ndeshjen ndërkombëtare që e zhvillon kundër Liepajes në Ligën e Konferencës.
Megjithatë, klubi gjilanas sot ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimin me tetë futbollistë, shkruan Gazeta Enigma.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.
Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive.