SC Gjilani përmes një video motivuese: Ne zgjodhëm për të luftuar – Hajde Gjilan!

SC Gjilani përmes një video motivuese: Ne zgjodhëm për të luftuar – Hajde Gjilan!

Sport Club “Gjilani” do të rikthehet në aksion gjatë ditës së enjte ku pritet të përballet ndaj skuadrës nga Letonia, FK Liepaja.

Klubi “kuqebardh” tashmë ka publikuar një video motivuese me mbishkrimin “Sepse ne zgjodhëm për të luftuar”.

Në këtë video motivuese fokusi kryesor është tek tifozët e zjarrtë të klubit, “Skifterat”.

Kujtojmë që tifozët gjilanas janë duke u organizuar masovikisht për ndeshjen e së enjtes.

Më poshtë mund ta shikoni videon: /Gazeta Enigma/

Related Articles