Klubi futbollistik SC Gjilani së fundmi ka njoftuar se ka rinovuar kontratë deri në vitin 2026 me mesfushorin Kushtrim Shabanin, raporton Gazeta Enigma.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare.
Njoftimi i plotë:
Sport Club Gjilani komunikon rinovimin e kontratës me futbollistin Kushtrim Shabani.
Klubi dhe lojtari janë dakorduar për të zgjatur mardhëniet kontraktuale deri në verën e vitit 2026.
Shabani ishte emëruar kapiten i dytë i ekipit në sezonin e shkuar, teksa pati paraqitje tejet pozitive dhe impakt në rezultatet të cilat i arriti skuadra.
Mesfushori, i cili ishte një njohje e vjetër për klubin regjistroi plot tetë gola dhe asistoi në pesë të tjerë për të qenë vendimtar në shumë prej dueleve.
Marrëveshjen me Shabanin e ka prezantuar drejtori sportive Ertan Demiri, i cili njëherit i dëshiroi shumë suksese futbollistit me gjithë bashkëlojtarët.
Zyra për shtyp,
20 Qershor, 2024