Sport Club “Gjilani” ka marrë rrugë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, vend ky ku do t’i zhvillojnë përgatitjet para ndeshjeve në garat evropiane.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do t’i zhvillojë disa ndeshje kontrolluese për ta parë gjendjen e skuadrës para ndeshjeve në garat evropiane.
Gazeta Enigma mëson se gjilanasit do të përballen ndaj kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, Laçit dhe Llapit.
“Kuqebardhët” në Ohër do qëndrojnë për dhjetë ditë.
Gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë edhe prurje të reja tek SC Gjilani.
/GAZETA ENIGMA/