Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Gjatë takimit, Scallenberg ia ka puthur dorën presidentes Osmani.
Ndryshe ministri Schallenberg do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gërvallen është paralajmëruar edhe konferencë për media.