Këshilltarja lokale e BE-së, Kati Schneeberger, i ka reaguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi ky i fundit tha se Franca e ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Schneeberger tha se Macron, me sjelljen e tij po e destabilizon situatën në Kosovë.
“Ajo që po bëjnë përfaqësuesit e BE-së në lidhje me Kosovën është absolutisht e turpshme. Ata po e bëjnë BE-në të duket qesharake dhe po e dëmtojnë reputacionin e saj”.
“Macron, me këtë sjellje po e destabilizon situatën në Kosovë. Ti nuk je më i mirë se Vuçiqi. Ndaloni menjëherë këtë sjellje anti-evropiane”, tha Schneeberger.
Më tej, këshilltarja lokale tha se Putin dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lumtur për këto lojëra.
“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Dhe përsëri një vend vjen dhe përpiqet të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe të bllokojë gjithçka. Është pikërisht kjo sjellje joevropiane që po na shkakton gjithë telashet që po përjetojmë”.